Shtyllat e Islamit

Shtyllat e Islamit

Cilat janë pesë shtyllat e Islamit, llojet e tyre dhe argumenti nga hadithi.

Shtyllat e Islamit janë pesë:

  1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.
  2. Falja e namazit.
  3. Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).
  4. Agjërimi i ramazanit.
  5. Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.

Shtyllat e Islamit janë dy llojesh

a. Shtylla pa të cilat nuk mund të qëndrojë Islami, të cilat quhen ndryshe "shtylla thelbësore". Ato janë:

  1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.
  2. Falja e namazit.

b. Shtylla pa të cilat nuk mund të plotësohet Islami, të cilat quhen ndryshe "shtylla plotësuese". Ato janë:

  1. Dhënia e zekatit (lëmoshës së detyrueshme).
  2. Agjërimi i ramazanit.
  3. Kryerja e haxhit, për atë që ka mundësi.

Argumenti për shtyllat e Islamit

Thënia e të Dërguarit të Allahut ﷺ: "Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit." [Muslimi]

Mësime të tjera nga Shtyllat e Islamit