Pastërtia dhe Namazi
Namazi i të sëmurit
Si falet namazi kur je i sëmurë: ulur, i mbështetur ose shtrirë, pa e braktisur atë.
Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: "Allahu nuk dëshiron t'ju sjellë juve ndonjë vështirësi, por dëshiron t'ju pastrojë dhe t'i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush." (El-Maide, 6). Në një varg tjetër Ai thotë: "Allahu dëshiron për ju lehtësimin dhe jo vështirësimin e çështjeve." (El-Bekare, 185).
Në qoftë se i sëmuri ka ndonjë sëmundje për shkak të së cilës nuk mund të qëndrojë në këmbë, atëherë le të falet ulur. Nëse edhe qëndrimi ulur i shkakton probleme, atëherë mund të falet i mbështetur, ose edhe shtrirë. Kur i sëmuri falet ulur, atëherë rukunë e bën duke u përkulur pak para, kurse sexhden duke u përkulur akoma më shumë. Falja ulur mund të bëhet ulur në karrige, ose ulur si në rastin e teshehudit, por mund të bëhet edhe këmbëkryq, i mbështetur, ose me këmbë të shtrira. E rëndësishme është që njeriu të mos e braktisë namazin, por ta falë atë duke mos i shkaktuar vetes probleme serioze.
Burimet
- Libri "Udhërrëfyesi ISLAM" — Autori: Mustafa Tërniqi
- Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë